Sport

Legia shkarkon Besnik Hasin

18.09.2016 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Legia shkarkon Besnik Hasin

Vetëm tre muaj. Kaq zgjati aventura e Besnik Hasit te Legia Warsawë. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi polak njoftoi largimin nga detyra të teknikut shqiptar. Vendimi u argumentua me rezultatet e dobta të skuadrës me 44-vjeçarin në krye të stoli.

Vendimi i drejtuesve të 11 herë kampionëve të Polonisë erdhi pas humbjes 3-2 që skuadra pësoi në shtëpi përballë Zaglebie Lubin. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Legia Warsaw dhe e katërta në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Pavarësisht suksesit në startin e sezonit, ku arriti ta udhëhiqte skuadrën në fazën e grupeve të Champions League pas 20 vjetëve mungesë, marrëdhënia me trajnerin u ndërpre prej ecurisë së dobët në kampionat.

Vetëm 2 fitore në 9 javë të Ekstraklasa-s, me ekipin që renditet në vendin e 14-të nga 16 skuadra që garojnë në elitën e futbollit polak. Një ecuri e cilësuar e papranueshme për kampionët në fuqi. Sipas klubit polak, skuadra do ti besohet përkohësisht zv.trajnerit Aleksandar Vukoviç.

Për Besnik Hasin ky është shkarkimi i dytë në karrierën si trajner. Më 26 Maj 2016, ai u largua nga drejtimi i Anderlecht-it pasi humbi garën për titullin kampion në Belgjikë me rivalët e Club Brugge./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara