Premier Liga: Do i humbim një miliard euro dhe një numër i madh i klubeve drejtë falimentimit

E publikuar: 08/04/2020 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Coronavirusi ka shkaktuar krizë ekonomike te shumë klube nëpër botë.

Pandemia botërore ka detyrura klube që të lirojnë lojtarë, një pjesë të madhe të stafit dhe të ulin pagat deri në 70 për qind.

Sipas Daily Mail, Liga Premier është duke shkuar drejtë një krize të thellë, nëse vazhdon suspendimi i kampionatit nga Covid-19.

Nëse kampionati nuk do të rifillojë sërish në Angli do t’i kushtojë rreth një miliard euro humbje dhe shumë klube do të falimentojnë.

Duke parë që futbolli mund të mos rinis shumë klube të vogla angleze mund të shkojnë drejt falimentit dhe ky është problemi më i madh që ka Federata angleze për momentin.

Drejtuesit e futbollit në Angli po hartojnë një plan për të ndihmuar këto klube, ndërsa shpresohet  që të rikthehet sa më shpejt futbolli.