Kroos e pranon që gjyqtarët gabuan në ndeshjen Real-Bayern

E publikuar: 15/05/2024 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që kur ndodhi, ndeshja e fundit gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Bayern Munichut ka shkaktuar shumë diskutime.

Një lojë në të cilën anësori sinjalizoi një pozicion jashtë loje në një situatë diskutabile.

Gjyqtari anësor e ngriti flamurin menjëherë, duke mos e lënë aksionin të rridhte, ndërsa De Ligt arriti të realizonte gol, por të pavlefshëm, e që e dërgoi Real Madridin në finale.

Kështu, pak kohë më vonë, Toni Kroos i pranishëm atje, e kuptoi se gabimi qëndron.

“Është një menaxhim i keq. Duhet të lini që loja të vazhdojë”, tha lojtari gjerman në një podcast që drejton me vëllain e tij Félix .

“Unë mendoj se gabimi është kryesisht i gjyqtarit anësor”, theksoi ai.