Popujt më optimistë dhe më pesimistë (LISTA)

E publikuar: 09/01/2016 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kinezët janë dyfish më optimistë për të ardhmen se çdo vend tjetër.  Në një vëzhgim të kryer me përdorues të internetit nga 17 vende të botës, doli se kinezët ishin populli që mendonin më shumë se të tjerët se bota po përmirësohet.

Sondazhi është kryer nga “Statista” me 18 mijë njerëz, 41 për qind e të cilëve mendojnë se bota po bëhet një vend më i mirë për të jetuar.

Kinezët qëndrojnë të parët në listën e vendeve më optimiste me një diferencë prej 18 për qind nga Indonezia, e cila renditet e dyta, ndërsa në vend të tretë është Arabia Saudite.

1. Kina 41 %

2. Indonesia 23 %

3. Arabia Saudite 16 %

4. Tailand 11 %

5. Emiratet e Bashkuara Arabe 10 %

Listën e vendeve më pesimiste në botë e kryeson Franca, me 81 për qind të të anketuarve në këtë vend, të cilët mendojnë se bota po përkeqësohet.

1. Franca 81 %

2. Hong Kongu 71 %

3. Australia 70 %

4. Malejzia 69 %

5. Finlanda 68 %