Policia spanjolle ndjek me helikopter shqiptarët pasi kapën plantacionin e kanabisit

E publikuar: 22/09/2023 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia spanjolle bën me dije se ka arrestuar, 1 shtetas shqiptar që merrej me kultivimin e kanabisit në një pyll midis Senterada dhe Vall Fosca, në malet Pallars Jussà.

Policia u vu në ndjekje të dy trafikantëve me origjinë shqiptare që ndodheshin aty.

Kërkimet u kryen dhe me helikopter nga ajri, ku pas disa orësh u bë i mundur arrestimi i një prej trafikantëve, raporton Euronewsalbania.

Ndërkohë që vijojnë ende kërkimet për shqiptarin e dytë, pjesë e kultivimit të drogës në Spanjë.

Operacioni në Senterada ndodhi disa ditë pasi policia spanjolle çmontoi një tjetër plantacion marihuane në mes të pyllit në Pallars më 6 shtator. Në këtë operacion u sekuestruan gjithsej 2800 bimë narkotike me lartësi gati një metër e gjysmë dhe me vlerë tregu rreth katër milionë euro.

Gjithashtu u gjetën dokumente të ndryshme dhe pesë aparate celularë. Policia katalanase arrestoi gjashtë persona, nga 25 deri në 48 vjeç, si përgjegjës për kultivimin.Tre prej tyre u arrestuan fillimisht, ndërsa të tjerët u ndaluan pas ndjekjes në pyll.