Policia në kërkim të kalimtares së guximshme, që ndihmoi në arrestimin e të dyshuarit (Video)

E publikuar: 01/01/2018 02:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aaron Codman po ikte nga policët nëpër qendrën e Hartford të Anglisë, kur një kalimtare zgjati këmbën dhe e rrëzoi, duke ia pamundësuar ikjen.

Kjo ndihmoi, që 23-vjeçari i cili shkaktoi një zënkë të arrestohet, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, është shpërndarë videoja që mund ta shihni më poshtë, në përpjekje të identifikohet gruaja e guximshme, që iu doli në ndihmë.

“Të gjithë duhet bashkëpunuar me forcat e rendit, vetëm në këtë forme kemi rend dhe qetësi”, ka qenë kërkesa nga forcat e rendit. /Telegrafi/