Hasani: Kur u sëmura ua pashë fytyrat e vërteta njerëzve, disa edhe ishin gëzuar

E publikuar: 11/05/2024 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori i juridikut, Enver Hasani, në një intervistë për “Libero” në ATV ka rrëfyer për sfidën shëndetësore me të cilën është përballur. Hasani ka thënë se në ato ditë të vështira i janë gjendur afër familjar e ka marrë përkrahje edhe nga miqtë e tij.

Megjithatë, Hasani thotë se kishte dëgjuar se disa kolegë në Universitetin e Prishtinës ishin gëzuar kur e kishin marrë vesh që ishte diagnostikuar me sëmundje.

Hasani thotë se ishte befasuar kur kishte dëgjuar se kolegë të cilëve iu kishte ndihmuar të avancoheshin në UP dhe që madje ua kishte punësuar edhe gratë, ishin gëzuar kur kanë dëgjuar për sëmundjen e tij.