Ftesa e Kurtit për opozitën, Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen

E publikuar: 11/05/2024 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror. Në këtë takim do të marrë pjesë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë për Ekonomia Online se në këtë takim pjesëmarrja e kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.

“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim. Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka thënë Abdullahu për EO.