Po shkon drejt fundit rinumërimi i 280 kutive të votimit

E publikuar: 23/06/2017 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rinumërimi i 280 kutive të votimit, është duke shkuar drejt fundit.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Deri më tani janë rinumëruar 158 prej tyre – aktualisht 8 kuti janë në proces të rinumërimit”, ka thënë Elezi për klankosova.tv

“Po presim gjatë ditës ta përmbyllim komplet rinumërimin, pasi kanë mbetur edhe një numat jo i madh i vendvotimeve të cilat do të rinumërohen pjesërisht”.

Tutje Elezi ka thënë se pas këtij procesi do të fillojnë më numërimin e votave me postë që janë mbi 5 mijë edhe atyre me kusht që janë mbi 25 mijë të tilla.

Ndërsa pasditet pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta mbajë një konferencë për media, kur do të shpalosen raportet nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, por sipas gjitha gjasave do të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale.