Platforma e videove Youtube sjell versionin e saj të historive quajtur “Reels”

E publikuar: 30/11/2017 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe Youtube do të ketë historitë e veta. Formati shumë popullor i prezantuar për herë të parë nga Snapchat është adoptuar nga Instagram, Skype, Facebook, Messenger madje edhe aplikacione të tjera.

Tashmë ky format do ti bashkohet Youtube dhe kompania e quan “Reels.” Ato janë më shumë një version i historive të Youtube më shumë sesa një kopje.

Reels nuk do të shfaqen në krye të aplikacionit siç ndodh në Snapchat dhe Instagram por në një tab të ri dedikuar kanaleve të krijuesve.

Lajmi i Reels erdhi së bashku me njoftimin se Youtube Community do të jetë i disponueshëm për të gjithë krijuesit me 10,000 abonentë ose më shumë.

Youtube beson se Reels është një format i ri video me të cilin krijuesin mund të angazhojnë fansat e tyre pa pasur nevojë të publikojnë një video.

Krijuesit mund të realizojnë video 30 sekondëshe dhe tu shtojnë filtrat, muzikë tekst e shumë të tjera.

Ndryshe nga historitë në platformat e tjera, krijuesit e Youtube mund të publikojnë disa Reels dhe ata nuk do të fshihen në fund të ditës.

Youtube thotë se nëse Reels do të ngjallin interes tek përdoruesit ato do të implementohen në faqen kryesore të aplikacionit.

Mbërritja e Reels në Youtube erdhi së bashku me platformën sociale të re Youtube Community ku krijuesit mund të angazhojnë ndjekësit e tyre.

Një mini rrjet social brenda Youtube, Community gjendet në kanalin e krijuesit në një seksion më vete. /PCWorld Albanian