Petkoviqit s’i pëlqen reagimi i Gjermanisë, përmend Rohden, i thotë se Kosova është ‘‘pragu dhe oborri serb’’

E publikuar: 02/07/2025 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Petkovic-Tanjug

Sot gjatë ditës, ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ia ka rikujtuar, Petar Petkoviq, Milan Radoiçiq, i cili vetë mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Këtë koment, ambasada e bëri ndaj Petkovicit, pasi që ky i fundit ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të ndalojnë qeverinë e Kosovës të ndërtojë dy ura paralelisht me atë kryesoren mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ndaj komenteve të ambasadës ka reaguar edhe vetë Petkovic.

“Zotëri Rode, Kosova dhe Metohija janë pragu dhe oborri serb”, ka shkruar ai.