Pesë të lënduar nga një aksident në Vushtrri

E publikuar: 07/11/2023 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë lënduar pesë persona, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se në aksident ishin të përfshira katër vetura.

“Rreth orës 19:17, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor zona – Vushtrri. Bazuar në informatat e para në aksident janë përfshirë katër vetura si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.