Personazhi i vitit 2015: Fiton De Biasi dhe kombëtarja e Shqipërisë

31.12.2015 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Personazhi i vitit 2015: Fiton De Biasi dhe kombëtarja e Shqipërisë

Kombëtarja e futbollit dhe traineri Gianni De Biasi kanë mbledhur numrin më të madh të votave të publikut, duke u shpallur kështu personazhi i vitit 2015, në anketën e organizuar nga Top Channel në sitin web të tij.

Rezultatet e mira në futboll duket se kanë ndikuar pjesën dërrmuese të votuesve, të cilët me zgjedhjet e tyre kanë bërë që vendi i dytë të shkojë sërish për këtë disiplinë sporti, me klubin e futbollit Skëndërbeu, skuadra shqiptare që hyri për herë të parë në histori në fazën e grupeve në Europa League.

Në vend të tretë është ish-kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, aktualisht deputeti i opozitës kosovare, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe së fundmi edhe ndaj asaj për kufirin me Malin e Zi.

Sërish sporti, por i bashkuar me bamirësinë, në vendin e katërt. Janë Ismail dhe Gjetan Keta, boksierët shqiptarë që shpëtuan një vajzë nga vdekja, duke u ngjtur në ring në Mynih për të siguruar të ardhurat për operacionin e saj.

Publiku ka vlerësuar edhe përpjekjet individuale për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Votat e mbledhura i kanë dhënë vendin e pestë Etleva Nallbanit, arkeologes që shpëtoi rrënojat e Komanit nga shkatërrimi.

Po në këtë vend është dhe Edor Kabashi, shqiptari nga Durrësi i shpallur si shkencëtari i ri më i mirë në botë për punën e tij kërkimore në fushën e gjenetikës.

Në vend të gjashtë është Ballist Morina, njeriu që ngriti dronin në ndeshjen me Serbinë, ndërsa në vend të shtatë kryeministri Edi Rama.

Në vend të tetë, një tjetër personazh i cili është vlerësuar për ndërmarrje bamirësie. Ilir Hoxholli, ish-kreu i Komitetit të Kulteve, iniciativa e të cilit, “Fundjava ndryshe”, kontribuon çdo javë me ndihma dhe ushqime për familjet në nevojë.

Në një periudhë kur po flitet kaq shumë për reformën në drejtësi, në vend të nëntë është një shembull i mirë nga gjyqësori: Idriz Mulkurti. Gjyqtari që i dha fund gjyqit të Dritan Dajtit, pas dorëheqjes së shumë prej kolegëve të tij me radhë, pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve për vajzën dhe jetën familjare.

Në dhjetëshen e më të votuarve janë edhe komunitetet fetare. Parakalimi në Paris në janar 2015 solli në sytë e botës harmoninë fetare në Shqipëri, vetëm pak ditë pas masakrës në gazetën satirike “Charlie Hebdo”.

Në këtë edicion të 11-të të anketës Personazhi i Vitit, ajo që vihet re është tendenca në rënie, thuajse drastike, e votave që vitet e kaluara shkonin kryesisht për politikanët, duke u rritur ajo e vlerësimit për njerëz që kanë kontribuar në fusha të ndryshme sociale e sportive./Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)