Personalitete të shquara rreshtohen në krah të Abrashit (Foto)

E publikuar: 23/10/2017 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shkuarjes në balotazh të Arban Abrashit kundër Shpend Ahmetit, personalitete të ndryshme kanë filluar që të rreshtohen krah tij.

Arban Abrashi nga LDK, mbrëmë arriti që ta dërgojë Prishtinën në balotazh, pavarësisht kundër kandidatit të tij Shpend Ahmetit e VV’së, i cili gjatë tërë fushatës elektorale kishte thënë se do ta fitonte kryeqytetin.

Tani, pas balotazhit pritjet janë të mëdha që Arbani të mposht Ahmetin duke kthyer votat e mëparshme të LDK, e cila kishte qeverisur me kryeqytetin para katër viteve, shkruan GazetaExpress.

Për këtë atij i kanë ardhur edhe përkrahje nga personalitete të ndryshme.

I fundit është dizejnatori Valdrin Sahiti, i cili e ka konsideruar Arbanin të madh.

Ndryshe Valdrini nuk është vetëm dizejnator me famë kombëtare por edhe ndërkombëtare. Ai ka pasur takime dhe dizajnët e tij janë pëlqyer edhe nga dizejnator të njohur të modës si Gorgio Armanin dhe dizejnator të tjerë. /GazetaExpress/