Perëndimi i heronjve

22.05.2015 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Perëndimi i heronjve

Në shumë vende të botës ka ditë në kujtim të heronjve. Trimëria dhe sakrifica çmohen ende lart. Në Bullgari “Dita e trimërisë” është madje festë kombëtare. Kjo nuk është më aktuale

Aleksandër Andreev

Trimëria, heroizmi dhe gatishmëria për vetësakrificë janë vlera, që janë vlerësuar shumë në Evropë që nga antikiteti. Në kohët e luftës dhe rrezikut ato edhe e kanë dëshmuar e justifikuar. Por në të njëjtën kohë ato edhe janë instrumentalizuar shpesh prej atyre, që janë në pushtet. Duke bërë fjalë për “një ideal më të lartë” (for the greater good) mbretër dhe kryeministra, politikanë dhe klerikë, udhëheqës revolucionesh dhe diktatorë kanë kërkuar rregullisht trimëri dhe sakrificë prej pasuesve të tyre. Qoftë për të mbrojtur atdheun, apo besimin, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, ose krejt banale për të siguruar pushtetin e tyre.

Po që prej disa dekadash është duke u zhvilluar një mendësi tjetër, të paktën në shumicën e demokracive të zhvilluara me një nivel të lartë mirëqënieje. Janë strukturat dhe institucionet demokratike ato, që duhet të kujdesen “për idealet e larta”. Kjo është bindja, që po dominon. Është përgjegjësia e tyre për të garantuar paqen dhe sigurinë e njerëzve. Me fjalë të tjera shteti dhe institucionet e tij duhet ta çlirojnë qytetarin nga detyrimi për të qenë vetë i guximshëm dhe vetësakrifikues.

Kush mund të më detyrojë mua të rrezikoj jetën time?

 

Paralelisht me këtë zhvillim ka zënë vend edhe respekti për të drejtat e njeriut si një vlerë bazë e shoqërive demokratike. Kjo ngre edhe pyetjen: Nëse e drejta për jetën dhe integritetin fizik është ideali më i lartë, që shteti duhet të mbrojë, si mund të presë ai pastaj nga qytetarët e vet heroizëm dhe gatishmëri për vetësakrifikim? Përfundimi logjik është: Në shoqëritë moderne në parim nuk mund të pritet që qytetaret dhe qytetarët të rrezikojnë jetën e tyre për komunitetin. Vetëm nëse ata kanë zgjedhur vullnetarisht një profesion, në natyrën e të cilit bëjnë pjesë rreziqet e tilla – për shembull, ushtarë, policë, forca të shpëtimit.

Sigurisht që ka situata, ku secili prej nesh mund të vendoset para një vendimi ekzistencial: të rrezikojë jetën, për shembull për të shpëtuar fëmijën e vet nga shtëpia, që po digjet, ose “vetëm” për të ndihmuar një të huaj, që është në nevojë. Ky vendim është gjithmonë i vështirë, ai është pothuajse jonjerëzor. Por ai është edhe një vendim shumë intim, që mund ta marrë secili individ nga situata konkrete dhe mbi bazën e vlerave të tij personale. Vendime të tilla merren zakonisht në mënyrë spontane dhe pa u menduar, dhe jo për shkak të detyrimit të shoqërisë. Sidomos pasi shumica e njerëzve nuk janë patjetër të guximshëm dhe të gatshëm për sakrificë, por drejtohen kryesisht nga instinkti i tyre për të ruajtur vetveten. Kështu që është pothuajse çnjerëzore të kërkosh diçka të tillë nga dikush, që përpiqet ta evitojë atë me shpirt e me zemër.

Heroizmi shpesh vetëm në kurriz të tjetrit

Në shumë shoqëri – për shembull në Ballkan – trimëria dhe vetësakrifica deri sot vazhdojnë të çmohen shumë lart. Shpesh atje flitet edhe për një “të kaluar heroike”. Por shpesh janë “heronjtë e tryezave të kafeneve”, që flasin me zë të lartë për heroiken. Ka shpesh njerëz, të cilët kurrë nuk do ta rrezikonin jetën e tyre, por që përpiqen t’i imponojnë gjithë shoqërisë ide e vlera arkaike.

Dhe “e kaluara heroike”, së cilës ata i referohen, në shumë raste nuk është me të vërtetë heroike. Sepse heronjtë e një kombi janë shpesh xhelatët e popullit fqinj. Prandaj do të duhej që diskutimet për trimëritë e dhe heroizmat të lihen në arkivat e historisë për t’ia lënë njeriut modern të drejtën, që t’i marrë vetë vendimet dramatike për rrezikimin me vetëdije të jetës së tij. Çdo gjë tjetër është e vjetëruar, e dalë nga koha. Dhe shpesh gjithsesi vetëm e shtirur dhe e gënjeshtërt./Deutsche Welle/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Pis i poshtër…!

Pis i poshtër…!

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Jo kala dibrançe elektorale

Jo kala dibrançe elektorale

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

Patriotizmi i ekzagjëruar

Patriotizmi i ekzagjëruar

“Patriotizmi” i kamufluar i Edi Ramës, i rrezikshëm për integrimet kombëtare

“Patriotizmi” i kamufluar i Edi Ramës, i rrezikshëm për integrimet kombëtare