PDK konfirmon se Memli Krasniqit i është ofruar mbrojtje me rekomandim të Policisë së Kosovës

E publikuar: 06/11/2023 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt, me rekomandim të Policisë së Kosovës.

Arsyet se pse kryetari Krasniqi po ruhet nga policia mbeten të panjohura.

Megjithatë, lajmin për Express e ka konfirmuar drejtori i zyrës për komunikim në PDK, Valmir Klaiqi.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

Në media është raportuar se nga policia po ruhet edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.