Parashikimi i motit për nesër

E publikuar: 09/11/2023 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku mund të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-20 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.