“Para nga qielli”, influenceri hedh nga helikopteri një milion dollarë, mijëra banorë vrapojnë pas tyre

E publikuar: 27/10/2023 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mijëra njerëz në Çeki të dielën e kaluar, kanë mbledhur kartëmonedha prej një dollarë që binin nga qielli.

Ishte një lojë shpërblyese që e mendoi regjisori dhe influencuesi çek.

Producenti çek i filmave, aktori, investitori dhe influencuesi Kamil Bartoshek ka hedhur një milion dollarë (940 mijë euro) nga helikopteri mbi qytetin çek Lisa.

Paratë fillimisht janë dedikuar për fituesin e lojës shpërblyese që e kishte organizuar. Bartoshek, i njohur për opinionin çek si Kazma, në shtator mblodhi një milion dollarë në kartëmonedha 1 dollarëshe dhe i futi në një kontejner që mund të hapej me shifratorin nga filmi i tij, i cili nga gushti po shfaqet nëpër kinema.

Mbi 100 mijë persona të dielën pranuan një e-mail, me njoftimin se ku dhe kur paratë do të gjuhen nga helikopteri. Për t’ua vështirësuar “rrugën” drejt parave, është dashur të gjejnë kodin e shifratorit që zbulonte lokacionin. Në fund u mblodhën rreth 4 mijë persona.

VIDEO

Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihen mijëra njerëz duke vrapuar, në tentim të kapin qeset e plastikës dhe çantat për të mbledhur sa më shumë para.

E disa që u shfaqën më kreativ, përdorën ombrellat që i kthyen në anën e kundërt dhe u shërbyen si çanta.

Çdo kartëmonedhë ishte e pajisur me një kod QR me linkun për platformën online ku fituesit mund të dhuronin paratë për qëllime bamirësie.

E në këtë ngjarje morën pjesë edhe policët, zjarrfikësit, mjekët, punonjësit e sigurimit, por që nuk kishte pasur nevojë për intervenim.