
Sot është konstituuar Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës, nëpërmjet një koalicioni pas zgjedhor në mes organizatave PS-UP dhe Koalicionit OPS-UDS-USPE.
Me këtë marrëveshje është paraparë që kryetari i Parlamentit të Studentëve të jetë Erzen Hyseni, kryetar i Paqes Studentore, duke marrë shumicën e votave të Parlamentit, 10 nga 17 deputetë.
Nënkryetarë janë caktuar Fatlind Azizi nga Paqja Studentore dhe Nisa Ferati nga koalicioni OPS-UDS-USPE dhe gjithashtu si sekretar i përgjithshëm është zgjedhur Lirigzon Hoxha.
Organizatat në fjalë kanë arritur një rezultat fitues që u siguroi atyre më shumë se 60% të votave studentore për të qeverisur organet më të larta studentore të Universitetit të Prishtinës për dy vjetët e ardhshëm.
Gjithashtu, Paqja Studentore do të udhëheqë edhe në Senatin e Universitetin e Prishtinës./kp/