Papunësia ulet me investime të huaja

02.04.2015 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Për të mundësuar rritjen e punësimit në Kosovë, ekspertët e çështjeve ekonomike i rekomandojnë autoriteteve të Kosovës që të orientojnë politikat e tyre drejt zhvillimit të sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve ndërkombëtare.

Problemi i papunësisë në Kosovë, thonë ata, nuk mund të zgjidhet brenda një periudhe afatshkurtër.

Profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku, e quan mjaft shqetësuese faktin që papunësia në Kosovë përveç që ka normë të lartë, ka karakter afatgjatë, ku sipas tij, mbi 80 për qind e të papunëve presin për punësim më tepër se një vit.

Për të zbutur këtë gjendje, shton Sadiku, Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një partneritet të duhur me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Ajo që do të duhej të ndërmerret në politikat ekonomike, është promovimi i vazhdueshëm i rritjes së sektorit privat, qeverisja efektive me reforma strukturore dhe orientimi i investimeve të reja në programe që gjenerojnë vende të reja të punës. Por, për të ndodhur këto është më rendësi që Kosova ta përmirësojë mjedisin biznesor dhe ta bëjë një mjedis miqësor për investitorët e huaj dhe ata vendor”, shton Sadiku.

Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare në 16 vjetët e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë së nga 1.2 milion forcë punëtore, Kosova ka të punësuar vetëm 300 mijë sosh, pjesa e mbetur janë ose të papunë ose jo aktivë.

Shprehur në përqindje, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia është 30 për qind, megjithatë ka të dhëna të tjera të organizatave ekonomike të cilat flasin për një papunësi deri në 50 për qind.

Sidoqoftë, përpjekjeve për të zbutur papunësinë në Kosovë, përveç zhvillimit të këtyre politikave ekonomike, sipas profesor Sadikut është edhe arsimimi.

“Këto përpjekje duhet të shoqërohen me një sistem më të avancuar të arsimit. Kosova duhet të krijojë profesione që i kërkon tregu i punës, profesione që do të jenë shumë të rëndësishme edhe për ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë”, shton Sadiku.

Investimet ndërkombëtare në Kosovë edhe për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, janë një mundësi e mirë për përmirësimin e gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale në Kosovë.

“Nëse do ta kemi prioritet zhvillimin ekonomik, përveç komponencës pozitive sociale do të kemi edhe përshpejtim të proceseve integruese, do të kemi rritje të atraktivitetit për investime të huaja. Ajo çka është më interesante në këtë situatë, është se nëse analizohen defektet e të bërit biznes në Kosovë ekziston vetëm një emërues i përbashkët nga dalja e kësaj situate, e që ky emërues i përbashkët është sundimi i rendit dhe ligjit”, thekson Gërxhaliu.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, gjatë vizitës dy javore që kishte bërë në Kosovë, kishte theksuar se sfida kryesore në Kosovë është rritja e punësimit dhe e kapacitetit të eksportit, raporton rel.

Autoritete të Kosovës kanë deklaruar se janë duke punuar në krijimin e kushteve sa më të mira për investime dhe një mjedis më të mirë biznesor, të cilat do të ndihmojnë më pas rritjen e punësimit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

Gazi amerikan, Adrian Shtuni: Kosova s’e ka luksin ta refuzojë, do të ishte autogol në rrafshin e ekonomisë e sigurisë

Gazi amerikan, Adrian Shtuni: Kosova s’e ka luksin ta refuzojë, do të ishte autogol në rrafshin e ekonomisë e sigurisë

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

Shaqir Palushi: Frutex së shpejti do të përdorë gaz natyror nga SHBA-ja

Shaqir Palushi: Frutex së shpejti do të përdorë gaz natyror nga SHBA-ja

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Prattipati: Mundësia për projektin e gazit po mbyllet, Kosova të veprojë shpejt – varësia ndaj fqinjëve për rrymën do rritet

Prattipati: Mundësia për projektin e gazit po mbyllet, Kosova të veprojë shpejt – varësia ndaj fqinjëve për rrymën do rritet

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është pjesë e rrjetit tonë

Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është pjesë e rrjetit tonë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Importi janar-prill: 71 milionë euro produkte të Serbisë në Kosovë

Importi janar-prill: 71 milionë euro produkte të Serbisë në Kosovë

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët