Osmani vizitë në Singapor: Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën

E publikuar: 07/11/2023 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndodhet për një vizitë në Singapor, vizitë për të cilën ka thënë se është e përqëndruar në potencialin ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Sipas Osmanit, Singapori është një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën, pasi nga dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë.

“Fillimi i një vizite të shkurtër por intenzive në Singapor, e përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona. 🇽🇰 🇸🇬 Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja. Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!”, ka shkruar Osmani.