Numër i madh i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut brenda një dite

E publikuar: 24/06/2020 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se 8 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit dhe janë konfirmuar 136 raste pozitive.

Për 24 orë u kryen 1208 testime për koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Prej tyre 80 janë nga Shkupi, 6 nga Kumanova, 1 nga Shtipi, 3 nga Prilepi, 24 nga Tetova, 1 nga Struga, 3 nga Velesi, 5 nga Ohri, 4 nga Gostivari, 4 nga Resnja dhe nga një në Strumicë, Kriva Pallankë, Koçani, Kërçovë dhe Negotinë.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 43 pacientë të shëruar, prej të cilëve 26 nga Shkupit, 6 nga Tetova, 2 nga Gostivari, 4 nga Velesi dhe nga një prej Shtipi, Prilepi, Koçani, Probishtipi dhe Kratova.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 5445, prej të cilëve 2091 janë shëruar, ndërsa 259 kanë ndërruar jetë./GS/