Një vajzë e plagosur rëndë te Bon Vivanti, dikush e gjuajti disa herë me armë

E publikuar: 05/08/2023 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash te lokali Bon Vivant në Prishtinë.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se një person ka shtënë me armë brenda lokalit dhe për pasojë dyshohet se është lënduar një vajzë.

Sipas informacioneve të para, viktima është plagosur rëndë.

Policia dhe Autoambulanca tashmë janë në vendin e ngjarjes, por që ende nuk dihen detajet e tjera.