LDK konstituon Departamentin e Arsimit, Abdixhiku shpalos 4 zotimet për këtë fushë, e tregon edhe koeficientin për paga

E publikuar: 14/05/2024 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë konstituar departamentin e Arsimit, udhëheqëse e të cilit është zgjedhur Jehona Lushaku Sadriu.

“Sonte, mblodha dhe konstituuam Departamentin e Arsimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes profesionistëve të arsimit, njerëzve me përvojë të jashtëzakonshme, me integritet personal e me potencial të madh, diskutuam për zotimet tona brenda programit ‘Rruga e Re’.”

Abdixhiku është zotuar për mësim gjithëditor në shkolla, koeficientin e pagave 150, digjitalizim të plotë në shkolla, 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve.

Ai ka thënë se “këto dhe projekte tjera janë pjesë e platformës politike të LDK’së.

“Këto dhe projektet tjera, janë pjesë e platformës politike të LDK-së! I lumtur me përmbajtjen e programit tonë; edhe me i lumtur me kualitetin e profesionistëve tanë! Jehona Lushaku Sadriu u zgjodh udhëheqëse e këtij departamenti.”