“Një gojë më pak për t’u ushqyer”, si u tall stafi i ‘Bibby Stokholm’ me vdekjen e emigrantit shqiptar

E publikuar: 24/04/2024 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

BBC ka zbardhur detaje të reja nga vdekja e emigrantit shqiptar, 27-vjeçarit Leonard Farruku në anijen Bibby Stokholm.

SHBA i reagon Dodik’ut që mbrëmë nga Beogradi paralajmëroi krijimin e “sis…
Detajet i ka dhënë pastruesja e cila ndodhej në anije, në momentin kur Farruku ndërroi jetë. Levana ka rrëfyer se punëtorët e anijes, të ankoruar në Portland, Dorset, u tallën me vdekjen e Farrukut duke thënë: “një gojë më pak myslimane për të ushqyer”.

Ajo tha se shakaja “e neveritshme”, brenda një jave pas vdekjes së Farrukut.

“Unë po filloja të mendoja: pse t’i vendosim këta njerëz që kanë këto pikëpamje dhe paragjykime në krye të kujdesit për qindra burra që kanë ardhur këtu për strehë të sigurt?”, ka thënë ajo.

Levana tha se nuk ishte ndjerë në gjendje të raportonte ngjarjen.

Takimi parlamentar u mbajt për të nisur një raport nga grupet që bëjnë fushatë kundër maunes, duke përfshirë Care4Calais, Stand Up To Racism dhe Portland Global Friendship Group.

Sipas dokumentit, Levana u disiplinua dhe më pas u “shkatërrua padrejtësisht” pasi kishte folur me banorët.

Ajo tha: “Më thanë se po më jepnin një paralajmërim verbal sepse nuk duhet të jem miqësor me përdoruesit e shërbimit në këtë mënyrë. Pas kësaj kam punuar edhe një turn të rezervuar dhe më pas nuk më është ofruar më punë.”

Ndërkohë Zyra e Brendshme në Britani ka thënë se nuk i njeh këto pretendime të bëra në raportin e hetimit.

“Ne nuk i njohim pretendimet e bëra në këtë raport. Bibby Stockholm është pjesë e planit të qeverisë për të reduktuar përdorimin e hoteleve të shtrenjta. Ka procese rigoroze të mbrojtjes në maune. Banorët kanë akses në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social, duke përfshirë mbështetjen e shëndetit mendor”, thuhej në deklaratën e tyre.

27-vjeçari shqiptar, Leonard Farruku ndërroi jetë në dhjetor të 2023 pa e ditur se ai kishte fituar të drejtën për të punuar në Angli e drejtë e cila iu dha nga Home Office. I riu shqiptar kishte mbërritur në Angli prej një viti dhe qëndronte në një azil në Bibby Stokholm.

Ai u kishte paguar kontrabandistëve 4,000 euro për të shkuar në Britani ilegalisht me një varkë të vogël përtej Kanalit në gusht 2022. Më pas ai kishte kërkuar azil dhe kërkesa e tij po shqyrtohej në mënyrë aktive nga Zyra e Brendshme në kohën e vdekjes së tij më 12 dhjetor të vitit të kaluar.