Në objektin e Qeverisë forca policore më shumë se zakonisht

E publikuar: 08/05/2017 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në orën 10:00 pritet të nisë mbledhja e Qeverisë, ashtu siç është paralajmëruar për ta proceduar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi për në Kuvend.

Në objektin qeveritar tash për tash shihen forca më të mëdha të zyrtarëve policorë – më shumë se zakonisht, njofton Klan Kosova.

Por forca më të shumta të sigurisë shihen edhe te hyrja e Kuvendit, nisur nga kabina që gjendet te porta.
Zyrtarët policorë po ashtu kanë të veshur edhe jelekë antiplumb.