Napoli komandon ne “San Siro”, mposht Milanin

E publikuar: 21/01/2017 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli triumfon për të dytin vit radhazi ndaj Milanit brenda në San Siro dhe u jep një grusht të rëndë shpresave të kuqezinjve për një vend në Champions. Ashtu si javën e kaluar ndaj Torinos, ekipi i Montellës, pësoi 2 gola të shpejtë, pa mundur më pas të përmbysë shifrat, me ndeshjen që u mbyll 1-2. Skuadra e Sarrit falë finalizimeve të Insignes dhe Callejon, barazon me pikë Romën që luan këtë të dielë me Cagliarin.

Pa u mbushur 6 minuta lojë, Mertens vertikalizon saktësisht për Insignen i cili gjeti Donarummën jo në formën e tij më të mirë, për të kaluar në avantazh të kaltrit.

Milani është nën shok psikologjik. Vetëm tre minuta më vonë, Mertens në rolin e asistuesit, fton në zonën e kuqezinjve spanjollin Callejon, që turpëron Donarumën duke ia kaluar topin mes këmbëve.

Milani arrin ta rihapë garën në minutën e 37-të me Kuckan, pas një topi të rikuperuar në gjysmëfushën e Napolit.

Në ndeshjen tjetër Fiorentina mundi pa shumë probleme 3-0 Chivon në transferte. Golat për skuadrën e Sousës u shënuan nga Cristian Tello Herrera 18′, Babacar 52 dhe Chiesa në 94′. Skuadra vjollcë shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e 8, ndërsa Chievo mbetet në vendin e 12 me 25 pikë/ss/