Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim

E publikuar: 01/07/2025 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka rikonfirmuar se të gjithë deputetët kanë obligim të marrin pjesë në votim, duke theksuar se edhe votimi i fshehtë është në përputhje me Kushtetutën për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se protestat e opozitës nuk e zhbëjnë këtë fakt dhe theksoi se nëse ka reflektim nga ana e tyre, mund të tejkalohet ngërçi aktual.

“Nuk mendoj që ishte acaruese ishte një shenjë proteste e tyre, megjithatë çfarëdo proteste kundërshtimi nuk e zhbë faktin që Gjykata Kushtetuese e ka ri konfirmuar atë që kemi thënë prej fillimi pra deputetët që duhet të marrin pjesë të gjithë e kanë obligim të votojnë të marrin pjesë. Po ashtu është konfirmuar se a është në kundërshtim votimi i fshehtë dhe në këtë rast Gjykata Kushtetuese e ka rikonfirmuar edhe njëherë që votimi i fshehtë mund të përdoret si format i votimit në kuadër të përzgjedhjes së anëtares së kryesisë. Nëse ka reflektim të opozitës  asgjë nuk i ndalon që të votohet dhe të tejkalohet ky ngërç”, ka thënë Murati.