BE miraton vendimin: Shqipërisë “i hiqet” lëvizja e lirë pa viza

E publikuar: 08/12/2016 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një kohë që vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri e ka marrë procesi i hapjes së negociatave, dhe “ngërçi” i ligjit të Vettingut, një tjetër rrezik duket se është horizontin e BE për vendin tonë.
Bëhet fjalë për lëvizjen e lirë pa viza në zonën Shengen, e cila mund të bllokohet nga ana e Bashkimit Evropian. Kjo në bazë të një marrëveshje të arritur sot mes Këshillit të Ministrave të BE dhe Parlamentit Europian.

Sipas kësaj marrëveshje, kërkohet aktivizimi i mekanizmit të të pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë për vendet e treta që abuzojnë me liberalizimin e vizave. Ky mekanizëm do të aktivizohet së pari në rastet kur ka rritje të konsiderueshme të numrit të shtetasve të një vendi të tretë si p.sh, Shqipëria, të cilëve u është refuzuar hyrja apo që kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE-së, raporton ABC News.

Në këtë mënyrë, numri i madh i azilkërkuesve shqiptarë nëpër Europë, rrezikon t’i bllokojë Shqipërisë lëvizjen e lirë pa viza.

Do të jetë Komisioni Europian ai që do të monitorojë situatën e vendeve që përfitojnë nga liberalizimi i vizave dhe që do t’i raportojë Parlamentit dhe Këshillit nëse ka vend për rivendosje vizash apo jo. Pas një njoftimi nga një shtet anëtaro se një kërkese nga një shumicë e thjeshtë e vendeve anëtare), ose bazuar në raportin e vet, Komisioni Europian do të ketë një muaj kohë në të cilin do të vendosë të rivendosë vizat për nëntë muaj për një vend tê tretë.

Ky vendim do të hyjë në fuqi automatikisht. Marrëveshja për këtë mekanizëm pritet të miratohet në seancë plenare të Parlamenti Europian javën e ardhshme dhe nga shtete anëtare për të hyrë më pas në fuqi.