Ministri Latifi ndan mirënjohje për ekipet e vaksinimit në Komunën e Pejës

E publikuar: 01/04/2022 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, ka njoftuar se ministri Latifi ka marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për ekipet e vaksinimit në Komunën e Pejës, ku edhe i ka falenderuar për punën e kryer.

Ministri Latifi tha se vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë dhe më efektive në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes nga COVID-19, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen, sepse pandemia nuk ka përfunduar ende ndërsa në vende të ndryshme të botës është duke u përhapur nën-varianti BA 2 i Omicron, që e bën vaksinimin të domosdoshëm.

“Drejtoresha e QKMF-së në Pejë, Myrvete Salihu ka falënderuar ministrin Latifi për bashkëpunimin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar në këtë proces. Po ashtu, Ministrinë për mbështetjen e vazhdueshme të procesit të vaksinimit kundër COVID-19 me staf mbështetës”, thuhet në njoftim.