Aksident me tetë të lënduar në Durrës, një grua në gjendje të rëndë

E publikuar: 25/05/2024 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në Plepa të Durrësit, ku si pasojë kanë mbetur disa persona të lënduar.

Në spital janë dërguar tetë persona, mes të cilëve një grua është në gjendje të rëndë.

Burime nga policia dhe spitali i Durrësit bëjnë të ditur se mes të lënduarve janë dhe tre fëmijë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, raporton topchannel.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar i policisë dhe zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.