Miftaraj: LVV përmes Avni Deharit shkeli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

E publikuar: 29/06/2025 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e specializuar për anarki.

Kjo pasi sërish dështoi seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se LVV përmes Avni Deharit ka shkelur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Levizja Vetvendosje eshte e specializuar ne anarki. Albin Kurti dhe LVV nuk munden dhe nuk kuptojne te funksionojne ne baze te rregullave demokratike.  Sot LVV permes Avni Deharit shkeli aktgjykimin e Gjykates Kushtetuese, rendin kushtetues dhe demokracine ne Kosove”.

“LVV dhe Albin Kurti haptazi ka kapur Kuvendin e Kosoves.  Kosova shtet i kapur nga ego e semure e interesave te Albin Kurtit dhe klienteles se tij. 39 deshtime te Albulena Haxhiut dhe LVV jane vetem numra per te mbrojtur interesat personale dhe partiake”, tha MIftaraj.