Marëdhëniet Kinë- Gjermani, të rëndësishme dhe strategjike

E publikuar: 22/12/2021 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të martën në mbrëmje, presidenti kinez Xi Jinping dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz zhvilluan bisedime telefonike.

Xi theksoi se Kina u kushton rëndësi marrëdhënieve me Gjermaninë. Vitet e fundit, bashkëpunimi midis Kinës dhe Gjermanisë është bërë model i bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve europiane dhe është një zgjedhje e drejtë e të dy vendeve sipas prirjeve të zhvillimit të epokës.

Xi Jinping-u tha se Kina dhe BE janë dy forca të pavarura në botë, dhe kanë konsensus të gjerë strategjik e interesa të përbashkët. Të dyja palët duhet t’i përmbahen pozicionit të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës dhe parimeve të respektit të ndërsjellë e përfitimeve të përbashkëta për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE. “Shpresojmë se Gjermania do të vazhdojë të luajë rol pozitiv në stabilizimin e marrëdhënieve Kinë-BE dhe t’u japë energji pozitive këtyre marrëdhënieve,” tha Xi.

Scholz shprehu nga ana e tij dëshirën për trashëgimin dhe nxitjen e miqësisë dhe bashkëpunimit midis Kinës e Gjermanisë. “Tani marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve po ecin mirë dhe të dy palët po zhvillojnë bashkëpunim të ngushtë përballë sfidave globale si ndryshimi i klimës dhe epidemia e koronavirusit të ri”, tha ai.

Kina dhe Gjermania kanë pasur kontakte të ngushta mbi problemet e Afganistanit, të Iranit etj. Këto përbëjnë tre shtyllat e zhvillimit të marrëdhënieve midis Kinës e Gjemanisë. Pala gjermane dëshiron që, në bazën e respektit e të besimit reciprok, të bëjë përpjekje me palën kineze për të nxitur marrëdhëniet e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës.

Gjermania është e gatshme që, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe vitin e ardhmen, të organizojë një rang të ri bisedimesh mes qeverive të të dy vendeve, të forcojë bashkëpunimin konkret në fushat e energjisë së pastër, të ekonomisë digjitale, të industrisë së shërbimeve etj., dhe të nxitë në mënyrë konstruktive zhvillimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe Kinës.

Kreu i qeverisë gjermane shprehu gjithashtu shpresën që Marrëveshja e Investimeve BE-Kinë të hyjë në fuqi sa më shpejt, duke shtuar se Gjermania është e gatshme të bashkëpunojë me Kinën për të mbrojtur multilateralizmin në çështjet ndërkombëtare