Java e dytë e shtatorit nuk do të jetë e mirë për këto shenja të horoskopit; Bëni kujdes

E publikuar: 07/09/2021 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo javë mund të vijë me shfaqjen e disa frikërave të brendshme.

Dashi

Do mendoni se e keni hequr veten nga një situatë e caktuar dhe në fakt do kuptoni se jeni akoma të ngecur në të. Kokëfortësia juaj mund të jetë armiku më i keq. Me gjithë punën që bëni për të pastruar konfliktet e brendshme, këtë javë do të pyesni veten se ku keni gabuar, dhe për fat të mirë, do të jeni në gjendje ta ri-drejtoni atë energji, në mënyrë që të mendoni më pak dhe të veproni më shumë.

Virgjëresha

Është koha juaj e ditëlindjes fakt, por nuk do të jetë një javë e këndshme. Kjo javë do të nxjerrë në pah të gjitha dyshimet në vetvete, së bashku me të gjitha pyetjet shumë njerëzore: A e kam arritur atë që më duhet? A kam një qëllim? Cila është lëvizja ime e radhës? Mos u shqetësoni, ditët e mira janë afër. Ne të gjithë e kalojmë këtë periudhë reflektimi kur ditëlindjet na afrojnë. E mira juaj është që jeni në shoqëri të mirë.

Shigjetari

Nëse ka diçka që do të shqetësojë javën tuaj, është pozicioni i Uranit ndaj Hënës. Ju jeni ai njeri që nuk e keni problem të jeni vetë. jeni një individ mjaft i qëndrueshëm – shumicën e kohës, por kur pengoheni nga dikush, atëherë tërboheni. Bëjini vetes një favor gjatë kësaj jave të vrazhdë – kontaktoni dhe bisedoni me miqtë. Njerëzit duan t`ju ndihmojnë.