Sport

Man. City-Real Madrid, akti i parë drejt finales

25.04.2016 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Manchester City dhe Real Madrid do të zbresin në fushë për aktin e parë të gjysmëfinales së UEFA Champions League. Anglezët që këtë sezon po shkëlqejnë në Europë, kanë arritur rekordin historik me këtë gjysmëfinale por tashmë duhet t’i bëjnë llogaritë me madrilenët që zbresin si favoritë në “Etihad Stadium”. Mungesa më e madhe në kampin e skuadrës së Pellegrinit është kapiteni Yaya Toure i dëmtuar në ndeshjen e javës së fundit në kampionat, ndërsa në krahun tjetër, shpresat që Benzema të zbresë në fushë që nga minuta e parë janë të pakta. Francezi vuan nga një problem fizik, ndërsa në grupin madrilen ka optimizëm për aktivizimin e Cristiano Ronaldos, i cili mund të rikthehet në fushë që nga minuta e parë. Për trajnerin Manuel Pellegrini kjo është edhe një sfidë hakmarrjeje pasi në vitin 2010 u largua nga stoli i Realit të Madridit, ndërsa ka mundësinë më të mirë për ta mbyllur sezonin me një finale të madhe europiane pasi në përfundim të aventurës në Manchester, vendin e tij do ta zejë Pep Guardiola. Dy skuadrat janë përballur vetëm dy herë në sezonin 2012-2013 për fazën e grupeve ku Reali triumfoi 3-2 në Bernabeu, ndërsa në Angli ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Për të gjashtin sezon rresht, ekipi spanjoll do ta luajë gjysmëfinalen e parë larg shtëpisë, ndërsa në 10 ndeshjet e luajtura kundër ekipeve spanjolle, Manchester City nuk ka pesuar gol vetëm në një rast.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari