LSDM-ja ka kritikuar ashpër institucionet kompetente për mos zbardhjen ende të dhunës në kuvend ku shumë deputetë përfshirë kreun e partisë Zoran Zaev, u rrahën në mënyrë brutale.
LSDM-ja tha se është e papranueshme zvarritja e procesit kur ekzistojnë prova të shumta për nxjerrjen përpara drejtësisë të autorëve të sulmit, shkruan Alsatm.