Liverpooli po synon ta përforcojë edhe repartin defensivë, Boateng objektivi i radhës

E publikuar: 01/06/2018 01:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich pritet të largojnë disa futbollistë pasi synojnë ta përforcojnë ekipin me më të rinj.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet është edhe qendërmbrojtësi Jerome Boateng.

Mbrojtësi gjerman nuk kishte shumë hapësira këtë edicion te Bayern Munichu.

Duket se Boateng do të rikthehet përsëri në kampionatin anglez ku luajti në stinorin 2010-2011 tek Manchester City.

Jerome Boateng (Getty Images)

Mediat gjermane kanë raportuar se Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e Liverpoolit transferimin e Boatengut.

E për të arritur tek reprezentuesi gjerman, Liverpool ka gati një ofertë prej 45 milionë eurove.

Në garë për mbrojtësin qendror mbetet edhe skuadra tjetër angleze Tottenham Hotspur.

Boateng ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2021.

Ai më parë ka bërë karrierë edhe tek Hamburgu dhe Hertha BSC Berlin. /Telegrafi/