Lajm i mirë nga Italia ulët numri i viktimave nga COVID-19

E publikuar: 29/06/2020 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Italia sot ka numrin më të ulët të viktimave Covid, i regjistruar që prej datës 1 mars 2020.

Në 24 orët e fundit Italia regjistron 6 viktima Covid e 126 të infektuar me shumë se dje.

Prej tyre 78 të infektuar janë regjistruar në rajonin e Lombardisë, ndërsa në 9 rajone te tjera italiane janë regjistruar 0 raste pozitive më 24 orët e fundit.

Numri i personave aktivë pozitivë është reduktuar në 16 496.

Të infektuar total që nga nisja e pandemisë e deri më sot janë 240 436.

Viktima Covid  janë 34 744 e të shëruar 189 196 .

Në struktura spitalore po kurohen 1120 pacientë e 96 prej tyre janë të shtruar në repartet e terapisë intensive./GS/