Ky është flamuri shqiptar që shkoi në Hënë më 1971 (Foto)

E publikuar: 04/12/2018 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vitin 1971, në Hënë u nis “Apollo 15” dhe në bordin e kësaj anije kozmike u vendosën 32 flamuj të vegjël nga e gjithë bota, të kapur me litar.

Asokohe, teknik i lartë i NASA-s ishte William Kokalari, apo Vilson Kokalari.

Ai ishte një shqiptar me origjinë nga Gjirokastra që vendosi në vargun e flamujve dhe atë kuqezi me shqiponjën dykrenare.

Pas përfundimit të misionit, flamujt dolën në një ankand të madh dhe ai shqiptar, atë kohë me yllin e verdhë, ka një shkrim të astronautit dhe firmën e tij.

Ai shoqërohet dhe me një certifikatë origjinaliteti, ndërsa sot është në duart e sigurta të koleksionistëve. /TCH/