Lajmet

Kuvendi miraton me 83 vota Konventën për Marrëveshjen për Zgjedhjen e Gjykatës

19.11.2026 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kuvendi miraton me 83 vota Konventën për Marrëveshjen për Zgjedhjen e Gjykatës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 83 vota për Projektligjin për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjen për Zgjedhjen e Gjykatës.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se kjo konventë u ofron bizneseve dhe investitorëve siguri juridike, duke mundësuar respektimin e marrëveshjeve për zgjedhjen e gjykatës në kontestet ndërkombëtare.

Ajo theksoi se ratifikimi i saj do të kontribuojë në rritjen e besueshmërisë së Kosovës për investitorët e huaj, në forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe në përafrimin e sistemit të drejtësisë me praktikat ndërkombëtare.

“Së pari, ne po ju japim bizneseve tona dhe investitorëve tuaj lirinë kontraktore dhe sigurinë juridike që ju takon. Kur një investitor ndërkombëtar e din se marrëveshja e tij me një kompani nga Kosova mbrohet nga standardet e Hagës dhe se zgjedhja e Gjykatës respektohet, atëherë Kosova bëhet një destinacion shumë më tërheqës dhe më të besueshëm. Së dyti, ne po i ndërtojmë një bashkëpunim modern dhe të besueshëm juridik ndërkombëtar. Përmes kësaj konvente, institucionet tona po dëshmojnë përkushtim të qartë për t’u afruar sistemit tonë të drejtësisë me praktikat më të avancuara ndërkombëtare dhe për të ulur kostot e zgjidhjes së kontesteve. Dhe së treti, ky hap është pjesë e pandashme e orientimit tonë strategjik në politikën e jashtme”, tha ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Rasti në Prevallë, tre vëllezër dërgohen për një muaj në qeli, sulmuan vëllanë, motrën dhe djalin e saj të mitur

Rasti në Prevallë, tre vëllezër dërgohen për një muaj në qeli, sulmuan vëllanë, motrën dhe djalin e saj të mitur

Kuvendi miraton me 83 vota Konventën për Marrëveshjen për Zgjedhjen e Gjykatës

Kuvendi miraton me 83 vota Konventën për Marrëveshjen për Zgjedhjen e Gjykatës

Çitaku: Nisma për Ligjin për Specialen tashmë është shtetërore, do të ketë edhe iniciativa të tjera

Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur

Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues

Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen

Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Republikën e Kosovës

“S’po din as çfarë kanë bërë as çfarë po bëjnë’’, Haradinaj kritikon për ligjin e Speciales

Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Çitaku dhe Hamza në takim me Kurtin në Qeveri, në prag të rishqyrtimit të Ligjit për Specialen