Lajmet

Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen

19.11.2026 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të prezantohet drafti i parë i strategjisë shtetërore për çështjen e Dhomave të Specializuara, si dhe një draft i ri i ligjit për këtë gjykatë.

Duke folur në Kuvend, Kurti tha se në grupin punues për strategjinë janë të përfaqësuara institucionet relevante dhe partitë politike parlamentare, ndërsa në proces janë angazhuar edhe ekspertë juridikë.

“Ne presim që në javën e ardhshme grupi punues për strategjinë shtetërore përkatëse ta sjellë draftin e parë. E ju e dini që në këtë grup punues janë të përfaqësuara të gjitha institucionet relevante dhe partitë politike parlamentare. Aty janë të gjithë bashkë dhe natyrisht që janë angazhuar edhe ekspertë juridikë për t’i ndihmuar ata. Këta ekspertë juridikë po e ndihmojnë grupin punues dhe ne presim strategjinë në javën e ardhshme. Por, nga disa prej këtyre ekspertëve dhe ekspertë të tjerë, por edhe të tjerë që mund të kontribuojnë ndërkohë, presim gjithashtu që në javën e ardhshme të na e sjellin draftin e ri të një ligji të ri përkatës për dhomat e specializuara. Ashtu që përmbajtja të punohet me kujdes dhe ajo përmbajtje të vijë për diskutim dhe për miratim. Ajo përmbajtje të jetë në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë tonë, në mënyrë që të ndihmohet drejtësia”, tha Kurti.

Ai ka theksuar se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale nuk ka ndryshuar që nga viti 2015, duke e cilësuar atë si gjykatë të pazakonshme, monoetnike dhe me mungesë transparence.

 “Më lejoni të them disa gjëra të rëndësishme lidhur me këtë çështje jetike për të ardhmen tonë, por edhe për vetë shtetësinë e Republikës aktualisht. Së pari, si kryeministër i Republikës së Kosovës, dhe si kryetar i subjektit politik fitues të zgjedhjeve të fundit, nuk kam ndryshuar fare qëndrim për dhomat e specializuara apo gjykatën speciale, siç njihet ndryshe, nga pranvera e vitit 2015. Mendimi qëndrimi im është i njëjtë. Konsideroj që kjo gjykatë speciale, këto dhoma të specializuara, janë një gjykatë e pazakonshme, aq e pazakonshme saqë edhe termi ‘sui generis’ duket i ngushtë. Herë sillen si gjykatë vendore, herë si tribunal ndërkombëtar. Por gjithsesi janë një gjykatë monoetnike, me mungesë transparence”, tha ai. Ai foli edhe për aktgjykimin e 16 shtatorit, të cilin e cilësoi si të pasaktë në aspektin faktik dhe historik, duke kundërshtuar dënimin e shqiptuar ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, potencoi ai.

“Ky qëllim ka ardhur edhe nga indinjata e thellë, nga zhgënjimi i madh me aktgjykimin e 16 shtatorit. I cili kishte shumë pasaktësi faktike e historike. Dhe rezultoi me një dënim shumë të lartë prej 81 vjet burg për 4 ish-kreret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Natyrisht që duhet ta përmendim se ku janë rrënjët e kësaj gjykate speciale siç njihet në popullin tonë këto dhomat e specializuara. Korigjimi i aktgjykimit duhet të ndodh dhe do të ndodhë 2027”, shtoi.

Kreu i Qeverisë tha se synimi është që ligji i ri të ketë efekt në praktikë dhe të mos kthehet apo anulohet.

 “Duhet të kemi sukses, duhet të dalim fitimtarë. E për këtë na duhet një ligj i cili nuk kthehet mbrapsht, nuk anulohet, por një ligj i cili ka efekt në realitet, në praktikë më pastaj”, potencoi Kurti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Çitaku: Nisma për Ligjin për Specialen tashmë është shtetërore, do të ketë edhe iniciativa të tjera

Çitaku: Nisma për Ligjin për Specialen tashmë është shtetërore, do të ketë edhe iniciativa të tjera

Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur

Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur

Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues

Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues

Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen

Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen

Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Republikën e Kosovës

Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Republikën e Kosovës

“S’po din as çfarë kanë bërë as çfarë po bëjnë’’, Haradinaj kritikon për ligjin e Speciales

“S’po din as çfarë kanë bërë as çfarë po bëjnë’’, Haradinaj kritikon për ligjin e Speciales

Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia

VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Çitaku dhe Hamza në takim me Kurtin në Qeveri, në prag të rishqyrtimit të Ligjit për Specialen

Çitaku dhe Hamza në takim me Kurtin në Qeveri, në prag të rishqyrtimit të Ligjit për Specialen

Përparim Rama: Kryeqytetin e keni për punë, Qeverinë e keni me ju bo llaf

Përparim Rama: Kryeqytetin e keni për punë, Qeverinë e keni me ju bo llaf

Jakup Krasniqi edhe sot në vizitë te familja, EULEX-i bllokon rrugën deri në daljen e tij nga selia

Jakup Krasniqi edhe sot në vizitë te familja, EULEX-i bllokon rrugën deri në daljen e tij nga selia