Lajmet

Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

19.11.2026 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në shënimin e 26-vjetorit të themelimit të Institucionit të Avokatit të Popullit, ka thënë se të drejtat e njeriut nuk mjafton vetëm të garantohen me ligj, por duhet të mbrohen në çdo rast.
Ajo tha se Institucioni i Avokatit të Popullit ka rol të rëndësishëm në mbrojtjen e qytetarëve nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe veprimet e paligjshme të autoriteteve publike.

Shiroka-Pula theksoi se rekomandimet e këtij institucioni duhet të zbatohen, pasi përmes tyre rritet besimi i qytetarëve në institucione dhe forcohet sundimi i ligjit.

“Të drejtat e njeriut nuk mjafton vetëm të garantohen me ligj. Ato duhen të mbrohen në çdo rast. Çdo qytetar duhet ta dijë se kur i shkelën të drejtat, ka një institucion ku mund t’i drejtohet. Pikërisht këtë rol e ka institucioni i Avokatit të Popullit, të themeluar 26 vjet më parë. Si institucion i pavarur, ai mbron qytetarët nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe nga veprimet e paligjshme të autoriteteve publike. Në këtë drejtim, rekomandimet e Avokatit të Popullit kanë rëndësi të veçantë. Ato janë thirrje për veprim, përgjegjësi dhe përmirësim. Vlera e tyre matet me zbatimin dhe me ndryshimet konkrete që sjellin në jetën e qytetarëve. Zbatimi i tyre ndihmon në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione dhe në forcimin e sundimit të ligjit. Ngase shteti dëshmon mbi të gjitha në mënyrën se si i trajton dhe i mbron qytetarët e tij. Forcimi i pavarësisë dhe i rolit të Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Çdo qytetar ka të drejtë të ndihet i mbrojtur. Për këtë ekziston Avokati i Popullit. Por synimi ynë duhet të jetë që çdo qytetar t’i gëzojë të drejtat e tij pa pasur nevojë të kërkojë mbrojtjen e tyre. Institucionet duhet të funksionojnë me përgjegjësi në mënyrë që sa më pak qytetarë të kenë nevojë t’i drejtohen Avokatit të Popullit”, tha ajo./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Çitaku: Nisma për Ligjin për Specialen tashmë është shtetërore, do të ketë edhe iniciativa të tjera

Çitaku: Nisma për Ligjin për Specialen tashmë është shtetërore, do të ketë edhe iniciativa të tjera

Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur

Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur

Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues

Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues

Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen

Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen

Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Republikën e Kosovës

Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Republikën e Kosovës

“S’po din as çfarë kanë bërë as çfarë po bëjnë’’, Haradinaj kritikon për ligjin e Speciales

“S’po din as çfarë kanë bërë as çfarë po bëjnë’’, Haradinaj kritikon për ligjin e Speciales

Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia

VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Çitaku dhe Hamza në takim me Kurtin në Qeveri, në prag të rishqyrtimit të Ligjit për Specialen

Çitaku dhe Hamza në takim me Kurtin në Qeveri, në prag të rishqyrtimit të Ligjit për Specialen

Përparim Rama: Kryeqytetin e keni për punë, Qeverinë e keni me ju bo llaf

Përparim Rama: Kryeqytetin e keni për punë, Qeverinë e keni me ju bo llaf

Jakup Krasniqi edhe sot në vizitë te familja, EULEX-i bllokon rrugën deri në daljen e tij nga selia

Jakup Krasniqi edhe sot në vizitë te familja, EULEX-i bllokon rrugën deri në daljen e tij nga selia