Kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimin e pikave të rendit të ditës, të parapara për seancën e sotme.
Një gjë e tillë ka ndodhur me propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke bërë që në rend të ditës të hyjnë pesë pika të reja.
Në mesin e tyre, janë tri marrëveshje ndërkombëtare, si dhe projektligji për vendosjen e masave për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga Serbia.
Ndërkaq, nuk ka kaluar propozimi i Aleancës për ta hequr pikën nga rendi i ditës për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës./EO
































