Kuvendi e voton Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme

E publikuar: 08/06/2023 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kuvendi

Me 86 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës e ka votuar në shqyrtimi të parë Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Të gjitha partitë politike janë pajtuar që Projektligji për reformën zgjedhore duhet që të kaloj në seancën e së enjtes. Me këtë projektligj janë pajtuar edhe partitë opozitare.