Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

E publikuar: 21/06/2022 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finalandës në Kosovë, Johan Schalin, shkruan Express..

Përmes një komunikate për media, ZKM ka njoftuar se ata kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Finlandës dhe u ritheksua gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për mundësitë e shtimit të ndërveprimit në fushat, të cilat Finlanda mund të ofrojë mbështetje.

ZKM njofton se Kurti ka shprehur mirënjohje për përkrahjen dhe kontributin që Finlanda i jep Kosovës.