Kurti e ka pranuar planin franko-gjerman në tërësi, nuk përgjigjet ne pyetjen se a e kundërshton Asociacionin

E publikuar: 27/02/2023 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti_20230207

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai ishte i gatshëm që ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë mbi propozimin evropian, mirëpo këtë gjë nuk e bëri Vuçiq.

Kurti nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse propozimi evropian e parasheh themelimin e Asociacionit, duke thënë se ai është përgjigjur më parë për këtë çështje.

“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për nënshkrim. Unë kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar dhe fundja nuk do të ishte teksti i parë që nënshkruhen një kryeministër i Kosovës dhe kre i Serbisë”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se është dëm që ky propozim nuk u nënshkrua sonte.

“Unë mendoj që që është dëm që nuk u nënshkrua sonte, meqenëse u pajtuam. Konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar, do të duhej të rezultonte me nënshkrim, por ishte pala serbe që nuk e nënshkroi meqenëse u pajtua”, ka thënë tutje ai, raporton Gazeta Express.

“Plani i zbatimit do të jetë se si të përkthehet në terren në realitetet e dy shteteve dakordimi për propozimin evropian. Unë besoj që është koha të mos jap interpretime dominuese, pikërisht në momentin që ky tekst do të lexohet nga të gjithë, por është marrëveshjeq ë pllotësisht vendos barazinë mes palëve, e simetrisë dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë në mënyrë demokratike dhe të ardhme. Tekstin e dakorduar do të mund ta lexoni që të gjithë”, ka thënë në fund Kurti. /Express