Kuçi: Seanca jashtëzakonisht e pakuptimtë

E publikuar: 02/10/2017 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit dhe njëherësh sekretar i AAK-së, Blerim Kuçi ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit në seacnën e jashtëzakonshme që është duke u zhvilluar.

Kuçi ka thënë se kjo seancë është jashtëzakonisht e pakuptimë dhe e njëjta duhet të ndërpritet, transmeton Indeksonline.

Ai i ka ftuar ata që e kanë nënshkruar këtë debat ta tërheqin dhe Kadri Veseli ta ndërpret këtë seancë.

Më poshtë keni shkrimin e plotë të Kuçit:

Jashtëzakonisht shpejt e kam kuptuar që asgjë të jashtë zakonshme nuk ka për këtë seancë , është i turrur në mënyrë të pakuptimtë, këtu nuk ka asnjë të ngutshme, është në një e pa rëndësishme dhe e pa kuptimtë.

Ata që kanë nënshkruar këtë seancë në krye me Avdullah Hotin i cili ishte i pari për me nënshkru, seanca e 9 shtatorit ka qenë seancë për ta zgjidhur kryeministrin, i mandatuari, Ramush haradinaj.

Ai mandatari jo kryeministri si mandatar ka prezantu programin e qeverisë së tij.

Kandidati Ramush Haradinaj i ka paraqitur para jush këtë program lejone që të lexohet.

Ju keni kërkuar të mos kemi debat ju në seancësn e 9 shtatorit keni kërkuar vetë të mos ketë debat, dhe sipas rregullores së kuvendit është votu mos me pas debat, po ashtu është votu për mandatin e kryeministër.

Kemi ndërrim të statusit nga kandidati për kryeminstër kemi një gjendje të re kemi kryeministrin e Kosovës.

Edhe në seancë pra zotëri kryetar i Kuvendit ky debat kjo seancë që është thirr sot është e pakuptimtë dhe nuk ka pas asnjë nevojë emergjente dhe aspak e rëndësishme.

Duke u bazuar në këto tri elemtente, ftoj ata që e kanë nënshkruar ta tërheqin sepse është e pakuptime. Kjo seacnë nuk është ngutshme dhe nuk është e veçante

Kjo i bje sikurse Thaçin me thirr në interpelance ose Isa Mustafen pasi kanë ndryshuar status, Ndërsa z. Haradinaj ka pasur interpelance dhe është vepru konform kushtetutës./Indeksonline/