Era nderohet nga Prishtina, paralajmëron këngën e re

E publikuar: 23/12/2016 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka ndarë mirënjohje këngëtares Era Istrefi për përfaqësimin e Prishtinës në bote.

 Ajo përmes një postimi në Instagram gjithashtu ka konfirmuar se kënga e re është duke u përgatitur, përkundër që s’ka dhënë informacione të tjera, transmeton Koha.net.
“Më 21 dhjetor 2016 u nderova me mirënjohje prej kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Jashtë mase jam krenare, faleminderit shumë”, ka shkruar ajo, duke shtuar se, “kënga e re është në furrë”.