Një përpleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në Vushtrri.
Lajmi u konfirmua zëdhënës polici për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ku njoftoj se 6 persona janë arrestuar.
“Lidhur me përleshjen e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri, policia ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë ne rast, ndaj të cilëve po zhvillohen procedurat e intervistimit”, ka thënë Zahiti.
Si pasojë e përleshjes një person ka mbetur i lënduar.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.

















