Rama voton: Shpresoj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar

E publikuar: 14/05/2023 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama voton sot në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Rama tha se shpreson që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar.

Rama: Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre, shpresoj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në ata që duan të votojnë, të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë.